minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Plagosi vajzën me thikë në Durrës, gjykata e lë në qeli, 56-vjeçari: Më lironi, jam i pafajshëm! - Shqiperia.info

56-vjeçari Mikel Ndoi është në burg nga gjykata e Durrësit.

Dy ditë më parë ai plagosi me thikë vajzën e tij tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte. Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ai ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.

“Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë”.

Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg. Sipas hetimeve, Mikel Ndoi ishte divorcuar prej afro 6 vitesh. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg.

Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja. Kjo situatë ka çuar në konfliktin e fundit, ku babai i është drejtuar vendit të punës së vajzës, të cilën e ka plagosur me thikë në rrugë.

Vendimi i Gjykatë së Durrësit:

1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim M.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 76 dhe 22, 79/c dhe 22, si dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim M.N, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall në Durrës, sot më datë 28.1.2026.

Share.
Exit mobile version