minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Plagosi me thikë një 52-vjeçar, arrestohet autori në Elbasan - Shqiperia.info

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 33 vjeçar, i cili ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë një 53-vjeçar.

Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen “Vullnetari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. D., 52 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).

52-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 33-vjeçari rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version