Në fjalën e tij në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Rama komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane.

Për pezullimin e Ballukut Rama deklaroi se do t’i drejtohen Kushtetueses.

Rama:

Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrjeje në pushtetin ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj, bazuar në Kushtetutë.

Nuk jemi në kushtet që, duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë.

Qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendëskryeministër. Nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionin.

Share.
Exit mobile version