minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Përplasi një makinë dhe kërcënoi shoferin me thikë, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Pogradec - Shqiperia.info

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i cili në gjendje të dehur shkaktoi aksident në aksin rrugor “Poradec-Tushemisht”.

Policia njofton se shtetasi K.R, banues në fshatin Buçimas, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. B.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më pas, 39-vjeçari është konfliktuar me shtetasin O. B. dhe dyshohet se e ka kanosur atë, me mjet prerës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version