minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përplasen 2 makina në aksin e vjetër Levan-Vlorë, aksidenti shkakton radhë të gjata automjetesh - Shqiperia.info

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë, ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afërsisht 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve që krijuan radhë të gjata.

Nga përplasja e dy automjeteve jane plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.

Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version