minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përmbytje dhe rënie gurësh në Shkodër pas reshjeve intensive, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati - Shqiperia.info

Reshjet e fundit të shiut kanë krijuar probleme serioze në qarkun e Shkodrës. Prefektura njofton se disa banesa janë përmbytur në bashkinë e Vaut të Dejës, në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.

Situata mbetet shqetësuese edhe për lumin Glinë, i cili rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbytë një të tretën e territorit të qytetit.

Në bashkinë Fushë Arrëz, reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale, ndërsa uji ka përfshirë disa akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe paralajmërojnë banorët të shmangin zonat e rrezikuara derisa situata të stabilizohet.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version