Lezhë – Kisha e Barbullojës është përmbytur këtë të shtunë, ndërsa meshtari Dario Rossetti është përpjekur të shpëtojë sendet e shenjta.
“Me kalimin e orëve niveli i ujërave u rrit, kështu që u detyrova të siguroja gjërat që janë në dollapin e sakrestisë dhe mbi presbiter ku ndodhet altari,” tha ai, duke shtuar se situata mund të përkeqësohet.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej disa ditësh. Reshjet e dendura kanë sjellë për,bytje në shumë qytete të vendit, ndësra sot u shënua edhe viktima e parë. Flora Hoxha 75 vjeç, e cila u rrëmbye nga ujërat e kalanit të fshatit Progër, Devoll, u gjet e mbytur ditën e sotme pranë lumit Devoll.

