Në qarkun e Lezhës, situata e krijuar nga reshjet e shumta ka sjellë përmbytje të konsiderueshme në tokat bujqësore. Sipërfaqe të tëra të mbjella kryesisht me grurë dhe jonxhë janë mbuluar nga uji, duke rrezikuar prodhimin e sezonit dhe duke krijuar shqetësim te fermerët.

Zonat më të prekura ndodhen në Njësinë Administrative Zejmen dhe Shënkollë. Në këtë të fundit në fshtin Barbullojë, niveli i ujit ka qenë më i lartë për shkak të mbingarkesës së kanaleve kulluese dhe prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit. Në disa parcela, uji ka qëndruar për orë të tëra, duke dëmtuar kulturat bujqësore që ndodhen në faza të ndryshme zhvillimi.

“Situata është ndryshë në krahasim me 2 ditët e para. Niveli i ujit ka rënë, por ka shkaktuar përmbyje të shuë tokave bujqësore, që u shkaktua nga çarja e argjinaturës të kanalit që ndodhet këtu afër. Përmbytje të banesave nuk ka patur”, tha një fermer.

“Ka shumë ujë në toka bujqësore ndërsa ka banesa që janë të rrethuara nga uji sidomos një pjesë e fhatit, hidrovoret janë punë, por kërkohet kohë deri në normalizimin e situatave”, deklaroi një tjetër fermer i zonës së Barbullojë.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa pjesë më e madhe e tokave të mbjella në këto zona është ende nën ujë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version