minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përkeqësohet gjendja e grevistëve të urisë, dy prej punonjësve të Bankers marrin ndihmë mjekësore - Shqiperia.info

Në ditën e 13-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë është rënduar ndjeshëm.

Vetëm pak minuta më parë, dy prej tyre, Eduart Mita dhe Bledar Dano, kanë shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa ekipi mjekësor ka mbërritur menjëherë pranë zyrave të Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë.

Të dy grevistët kanë marrë injeksione për stabilizimin e gjendjes.

Më herët, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të dy prej 10 grevistëve bëri që ata të tërhiqen nga protesta, duke e reduktuar numrin e naftëtarëve që vijojnë grevën e urisë në 8 persona.

 E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga institucionet.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version