Një makinë në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 12.45 në rreth-rrotullimin e postës.

Drejtuesi ka arritur të largohet dhe të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa mjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku, por aktualisht dyshohet një difekt në sistemin elektrik të mjetit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version