minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përdhunimi i 15 vjeçares në Korçë/ E mitura bashkëjetonte me 16 vjeçarin, nëna e saj kishte dijeni për lidhjen e tyre - Shqiperia.info

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur.

Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të.

Për lidhjen mësohet të ketë pasur dijeni edhe nëna e 15-vjeçares.

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologët.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version