minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Pengmarrja e 39-vjeçarit nga Kosova, Gjykata e Vlorës lë në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn - Shqiperia.info

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar si të dyshuar për pengmarrje. Gjykata ka vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj është caktuar masa arrest në burg, ndërsa për Vilson Agaj është vendosur masa arrest në shtëpi.

Tre të dyshuarit pritet të hetohen në vijim për veprën penale të pengmarrjes, ndërsa organet e drejtësisë do të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version