Mëngjesin e sotëm, pedonalja e qytetit të Beratit është përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Osum.

Dhjetëra biznese janë përfshirë nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm tregtar.

Përballë kësaj situate emergjente, strukturat e Mbrojtjes Civile, forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Beratit janë mobilizuar menjëherë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës.

Uji është tërhequr në disa pjesë të zonës, ndërsa puna për pastrimin dhe largimin e mbetjeve ka vijuar gjatë gjithë paradites.

Pavarësisht përmbytjes, pas përmirësimit të kushteve, shumë prej bizneseve kanë rifilluar aktivitetin e tyre duke nisur pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të dëmtuara.

Për shkakt të rreziku aktual që paraqet rrjedha e lumit Osum, një pjese e segmetit që kalon përgjat lumit Osum pranë lulishtes së qytetit është bllokuar përkohësisht duke lejuar qarkullimin vetem në rrugën kryesore Antipatres, kjo ka sjellë dhe një fluks të shtuar të mjeteve me rradhë të gjata prej 2 kilometrash.

Share.
Exit mobile version