
Në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, kërkesë e cila u rrëzua.
Vendimi për rrëzimin e PD-së u mor me votat e deputetëve të PS. Mësohet se 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, ndërsa 5 të PD-së votuan pro.
Gjatë mbledhjes, opozita paraqiti një sërë arsyesh përse e ndërrmorën këtë iniciativë.
Demokratët listuan si shkaqe: dekretimin e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, ndërhyrjen në çështjen e e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe dekretimin e ministres virtuale “Diella”.
Nga ana tjetër, mazhoranca argumentoi se vendimet e Presidentit kanë qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ndërsa e cilësuan kreun e shtetit si respektuesin kryesor të ligjit.









