minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
PD çon “hetimorët” në Kushtetuese, rrëzimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve konsiderohet i padrejtë nga opozita - Shqiperia.info

Partia Demokratike ka goditur në Gjykatën Kushtetuese Parlamentin, i cili rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore; komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe komisionin hetimor për ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal.

38 deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë nga gjykata të shpallë antikushtetuese dy votimet e mazhorancës socialiste e t’i hapë rrugë ngritjes së dy komisioneve.

Në kërkesën e opozitës theksohet se neni 77 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”,  ndaj deputetet duhet të votonin pro dy komisioneve të kërkuara nga PD./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version