Partia Demokratike ka vendosur dy nënkryetarët, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi për të udhëhequr reformën zgjedhore dhe reformën territoriale si përfaqësues të opozites.
PD ka dorëzuar në Parlament emrat e anëtarëve të dy komisioneve të posaçme.
Oerd Bylykbashi do të jetë bashkëkryetar për reformën zgjedhore, ndërkohë që anëtarë do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi e Gjin Gjoni.
Luçiano Boçi do të jetë bashkëkryetar tek reforma territoriale dhe anëtarë janë caktuar Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj e Eno Bozdo.
Partia Socialiste i ka dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar emrat e anëtarëve të komisioneve e pritet që përberja e tyre të miratohet të enjten në seancë plenare./vizionplus.tv

