minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pasi i vdiq vëllai, kërkon t’i marrë shtëpinë kunatër, qytetarja kërkon ndihmë nga avokatja në “7pa5” - Shqiperia.info

Avokatja Brunilda Lika ishte e ftuara e ditës në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku foli për problemet e pronave dhe u mundua tu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Një qytetare kërkoi ndihmë nga avokatja se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte për shtëpinë e vëllait të saj, pasi ky i fundit kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte lënë testament.

“Më ka vdekur një vëlla dhe shtëpia e vëllai është në emër të gruas dhe të vëllait dhe nuk ka lënë testament se kujt i takon. Si duhet të veprojmë ne?”, tha qytetarja.

Avokatja në përgjigjen e saj i tha që mund të çelin trashëgiminë, por përfituesit kryesorë janë bashkëshortja e viktimës dhe fëmijëte tij, më pas vijnë prindërit dhe motrat apo vëllezërit.

“Nëse ajo pronë është fituar nga momenti që vëllai juaj ka qenë i martuar, është pronësi bashkëshortotre. Tani që ka ndërruar jetë, familjarët të kërkojnë çeljen e trashëgimisë. Dhe përfituesit e parë janë bashkëshortja dhe fëmijët e më pas  tek prindërit e motrat e vëllezërit”, tha avokatja./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version