Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar që do të nisin në orët e para të ditës dhe do të zgjasin deri në mëngjes në të gjithë territorin
Gjatë ditës reshjet e shiut do të vijojnë herë pas here me intensitet kryesisht mesatar ndërsa lokalisht në veri dhe qendër në intervale të shkurtra kohore priten reshje me intensitet deri të lartë në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë ndërsa përgjatë zonave luginore dhe bregdetare do të arrijë deri në 16 metra në sekondë
Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë
Temperaturat pritet të variojnë nga 8 gradë minimalja deri në 25 gradë maksimalja
Meteorologët këshillojnë kujdes gjatë udhëtimeve veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore ku reshjet mund të jenë më të dendura dhe të shoqëruara me shtrëngata.
/vizionplus.tv

