minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që kërcënoi se do vriste me sëpatë vëllanë dhe kunatën - Shqiperia.info

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Shtetasi Flamur Hoxhallari 46 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kishte kanosur se do t’i vriste me sëpatë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”.

Sipas policisë, ditën e djeshme, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version