Një operacion i gjerë është zhvilluar në Lezhë në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Lezhës, e cila po udhëheq hetimet, disa prej personave të përfshirë janë ndaluar, ndërsa për të tjerët janë dhënë masa sigurie të ndryshme nga gjykata.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej kohësh, por ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet.

Sipas burimeve të gazetarit të Vizion Plus, Altin Mema, masat e sigurisë janë si më poshtë:

  • Pjetër Tuçi – arrest me burg
  • Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – arrest në shtëpi
  • Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – arrest në shtëpi
  • Artmir Maxhuni, zyrtar në Kadastrën e Lezhës – arrest në shtëpi
  • Luiza Bala – arrest në shtëpi
  • Hekuran Xhina – arrest në shtëpi
  • Flor Giini, ish-drejtor i IKMT – ndalim i daljes jashtë shtetit
  • Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – ndalim i daljes jashtë shtetit
  • Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit
Share.
Exit mobile version