minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet 1.1 kg kokainë - Shqiperia.info

Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike.

Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.

Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar.

Në total policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë. Sipas burimeve në pranga kanë rënë 3 persona, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti dhe Ervin Rakipi.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version