minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nuredin Dumani “minierë ari” për të huajt, merret në pyetje nga agjentët italianë, ka informacione për ngjarje kriminale jashtë vendit - Shqiperia.info

Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si nje “miniere ari” edhe nga hetuesit e huaj.

Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.

Sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike por edhe vepra të tjera penale.

Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur  vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version