minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Njëri në Belgjikë, tjetri në Emiratet e Bashkuara, arrestohen 2 shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar - Shqiperia.info

Policia e Shtetit-Finalizohen 2 operacione për kapjen e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “Surnames”/I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, lokalizohet dhe arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari.

Operacioni “Area”/I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në Fier, në vitin 2021, lokalizohet dhe arrestohet në Belgjikë, 39-vjeçari.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:

-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

lajm ne perditesim

Share.
Exit mobile version