
Ka nisur protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku janë mbledhur qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Kjo është protesta e 21-të para Bashkisë që pas skandalit të dosjes “5D” pas të cilit u arrestuan disa ish-drejtorë të këtij institucioni.
Një pjesë e protestave janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.
Ndërkohë, policia më herët ka njoftuar bllokimin e disa segmenteve rrugore, teksa ka apeluar që qytetarët të mos shkaktojnë trazira. /vizionplus.tv