minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nga Mati në Lezhë e Kukës, ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate të vendit - Shqiperia.info

Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në nivel drejtuesish në disa komisariate dhe struktura vendore, me qëllim forcimin e punës operacionale dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, janë bërë lëvizje të rëndësishme në disa qarqe:

Kryekomisar Besmir Qibini nga shef komisariati Kukës është emëruar Shef në komisariatin nr.3 në Tiranë

Komisar Besmir Dervishi nga shef në komisariatin nr. 3 Tiranë është emëruar Shef në komisariatin nr. 5 në Tiranë

Kryekomisar Idriz Daulle nga shef në komisariatin nr.5 Tiranë është emëruar Shef në komisariatin nr.7 në Tiranë

Kryekomisar Robert Losha nga shef në komisariatin nr.7 në Tiranë është emëruar shef në komisariatin e Matit

Kryekomisar Ervis Sançolli  nga shef komisariati në Mat është emëruar Shef në komisariatin e Lezhës

Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë është emëruar shef në komisariati Kukës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version