
Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në nivel drejtuesish në disa komisariate dhe struktura vendore, me qëllim forcimin e punës operacionale dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
Sipas njoftimit zyrtar, janë bërë lëvizje të rëndësishme në disa qarqe:
Kryekomisar Besmir Qibini nga shef komisariati Kukës është emëruar Shef në komisariatin nr.3 në Tiranë
Komisar Besmir Dervishi nga shef në komisariatin nr. 3 Tiranë është emëruar Shef në komisariatin nr. 5 në Tiranë
Kryekomisar Idriz Daulle nga shef në komisariatin nr.5 Tiranë është emëruar Shef në komisariatin nr.7 në Tiranë
Kryekomisar Robert Losha nga shef në komisariatin nr.7 në Tiranë është emëruar shef në komisariatin e Matit
Kryekomisar Ervis Sançolli nga shef komisariati në Mat është emëruar Shef në komisariatin e Lezhës
Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë është emëruar shef në komisariati Kukës./vizionplus.tv









