Në vigjilje të Samitit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Pritja, e cilësuar si miqësore, u zhvillua në rrugët e kryeqytetit, ku Spiropali dhe Kos u shfaqën mes qytetarëve, duke dërguar një mesazh të qartë afërsie dhe bashkëpunimi.
“Me Martën, nëpër Tiranë
Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Spiropali.
Agjenda e Samitit
Nesër, Shqipëria do të mirëpresë Samitin me temë: “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Groëth Plan “Our pathëay to EU”).
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Marta Kos do të zhvillojnë diskutime thelbësore mbi këtë plan, i cili ka për qëllim integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Samiti, që pritet të jetë një pikë kthese në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave në Tiranë./vizionplus.tv

