Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh ka zhvilluar operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u arrestua në Tepelenë shtetasi N. Sh., 44 vjeç, me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, me vendim të datës 6 shkurt 2025.
Interpol Tirana do të ndjekë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.
Operacioni “Operacionalja 70” është pjesë e vijimit të aksioneve të Policisë së Shtetit për lokalizimin dhe ndalimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
/vizionplus.tv

