minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ndezën zjarr dhe dogjën 115 rrënjë ulliri, një i arrestuar dhe një i proceduar në Kavajë - Shqiperia.info

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar, pasi ndezën zjarre në fshatrat Bago dhe Lekaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke dhe 115 rrënjë ulliri.

Policia arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 15 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. M., banuese në fshatin Lekaj, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që kjo shtetase ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version