Edhe pse situata në juglindje duket më e stabilizuar, pas përmbytjeve ka ende nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të shmanget plotësisht vërshimi i ujit nga lumenjtë.

Ministri Mbrojtjes Pirro Vengu, bashkë me kreun e emergjencave civile Haki Çako  dhe kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, inspektuan situatën në fushën e Maliqit pranë lumenjve Devoll dhe Dunavec.

Vengu tha se rreziku ende nuk ka kaluar pasi reshjet do të vijojnë

“Ndodhem në Maliq, ku siç e dini në orët e para të shembjes së argjinaturës drejtoritë rajonale të Kullimit, dua ta falënderoj kryetarin e bashkisë Maliq janë duke bërë rehabilitimin. Edhe pylli I fazanëve ka dëmtim argjinature, që vështireson prurjet nga Dunaveci ne Devoll. Ka 15 ura të dëmtuara, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara dhe do ketë ndihmë ushqim për blegtoret, po shpërndajmë në gjithë vendin Këto janë dy grupe me të prekura.

Presim prurje me intensitet me të ulët, do ketë reshje të tjera dhe jemi në gatishmëri Ne kemi një praktikë të konsoliduar, AKMC bën evidentimin e dëmeve, shtëpi me shtëpi bashkë me ministrin e bujqësisë, gjësë se gjallë të mbytur, do bëhen dhe patjetër kemi mundësi të bëjmë dëmshpërblime në bazë të ligjit”, tha ministri Vengu.

Ministri foli edhe për bllokimin e rruges qukës qafë pllocë pasi një sasi massive dhe e gurësh bllokoi qarkullimin.

“Jemi në kushte të gatishmërisë do shtojmë forcat, kemi Reshkitje dherash Qukes – Qafë Pllocë, aty do angazhohemi, do kenë ditë të vështira, toka është ai sfungjer e është e vështirë kur toka është e pa stabilizuar. Do shtojmë forcat që Maliqi mos ketë problem”, shtoi ai.

Në fushën e Maliqit aktualisht janë mbi 270 ha të përmbytura, ndërsa fatkeqëisht u shënua edhe viktima e parë nga përmbytjet në fushën e Devollit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version