minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave - Shqiperia.info

Mëngjesin e sotëm letërsia shqiptare humbi një nga shkrimtarët e saj më të mëdhenj, Ismail Kadare.

Kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, në vargje e në prozë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për ikjen e Kadares.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkruan Presidenti Begaj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version