minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Naftëtarët, 10 ditë në grevë, punonjësit protestojnë para zyrave të “Bankers”: Plotësoni kërkesat tona! - Shqiperia.info

Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar ata kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu , gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

Ndërkohë gjëndja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqęsohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza.

E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga institucionet.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version