minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Muze për Dritëro Agollin në Devoll, do ndërtohet në fshatin e lindjes, puna nis brenda vitit - Shqiperia.info

Brenda këtij viti do të nisë puna për ndërtimin e muzeut “Dritëro Agolli”, në Menkulas, një investim që do të financohet në masën 60% nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe 40% nga Bashkia Devoll. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Qarkut ka miratuar projektvendimin për ndryshimin e emërtimit dhe shtimin e fondit për këtë investim, duke i hapur kështu rrugën nisjes së punimeve.

Kjo godinë pritet të jetë një qendër edukative dhe kulturore, që do të ruajë dhe promovojë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.

Vlera totale e këtij investimi kap shifrën e 31.2 milion lekëve.

Muzeu “Dritëro Agolli” do të jetë një monument i denjë për një nga figurat më të shquara të letrave shqipe, një vend ku historia, kultura dhe traditat do të ndërthuren për të frymëzuar brezat e ardhshëm./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version