Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, herë pas here në formën e shtrëngatave, do të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në jug dhe në qendër të vendit, deri në mëngjes. Më pas, reshjet do të mbeten të izoluara përgjatë vijës bregdetare, duke u ndërprerë plotësisht nga orët e mesditës në të gjithë territorin.

Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet mjegull e dendur dhe mjegullinë, kryesisht në zonat luginore. Ngrica do të shfaqet përgjatë akseve rrugore, veçanërisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 0°C minimale deri në 14°C maksimale.

Share.
Exit mobile version