Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme që nga orët e para të ditës deri në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore priten reshje me intensitet mesatar, herë pas here të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të dobët në shumicën e vendeve, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e tyre. Në zonat malore mbi 600–700 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, reshjet do të kthehen në borë me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe në verilindje me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim me shpejtësi rreth 7 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të arrijë deri në 18 m/s. Deti në Adriatik dhe Jon do të jetë i trazuar me forcën 3–4 ballë.
Temperaturat do të variojnë nga 2°C minimalja deri në 15°C maksimalja.

