minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës - Shqiperia.info

Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.

Bashkia Shkodër :

Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë,   puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësires.

Efektivet e FA janë tërhequr.

Nesër do të rifilloje puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor.

Bashkia Malësi e Madhe :

Raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve.

Ndërkohe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.

OSHEE Shkodër :

Mungesë energjie elektrike në nënstacionet Koplik, Bajzë, Vukpalaj dhe sub. 35 kV.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të gjitha bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të tjera.

Share.
Exit mobile version