minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Mos trego se të vrava”, dëshmia tronditëse e 15-vjeçares që dyshohet se u abuzua sek*ualisht për 4 vite nga babai në Kavajë - Shqiperia.info

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një baba 48-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 15-vjeçare për katër vite me radhë.

Sipasa policisë, rasti është bërë i njohur në polici pas kallëzimit të 15-vjeçares se babai ka abuzuar me atë seksualisht në mënyrë sistematike për katër vite.

Vizion Plus mëson se 48-vjeçari Bledar Rako ka mohuar akuzat e të bijës, e cila mori guximin të denonconte të atin pas rrëfimit që bëri në shkollë te psikologia.

Adoleshentja ka thënë se babai e kërcënonte se do e vriste nëse ajo tregonte atë se çka ndodhte midis tyre.

Sakaq pritet rezultati i mjekësisë ligjore për të dalë në përfundimin nëse deklaratat e vajzës qëndrojnë apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.

48-vjeçai u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

Share.
Exit mobile version