minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ministri Igli Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën për Srebenicën, 11 korriku, dita për të nderuar viktimat - Shqiperia.info

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për miratimin e rezolutës së Srebenicës në OKB.

Në një postim, ministri Hasani shkruan se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. 

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

#MosharroSrebrenicën”, shkruan Hasani./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version