minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ministri Hasani nis turin rajonal, pritet në Morinë nga Gërvalla - Shqiperia.info

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni e Veriut – Mal i Zi.

Ministri Hasani ka udhëtuar ditën e sotme në Kosovë ku u prit nga homologia e tij, Donika Gërvalla, me të cilën ditën e nesërme do të zhvillojë edhe një konferencë për mediet.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarz, në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë #Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, shkruan ministri në faqen zyrtare të Facebook. 

Në Kosovë do të ketë takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Të mërkurën, Ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

Turi synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version