minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Minatorët e Spaçit nuk tërhiqen, greva hyn në ditën e 27-të! Kompania shkarkon 40 punonjës të tjerë - Shqiperia.info

Protesta e minatorëve në minierën e bakrit në Spaç ka hyrë në ditën e 27-të.

Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga nisja e grevës, kompania nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje per punonjesit.

Burime nga brenda grupit të minatorëve protestues, bëjnë të ditur se situata është tensionuar më tej, pasi kompania ka shkarkuar nga puna edhe 40 punonjës të tjerë, me argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës.

Ndërkohë, minatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me kushtet e punës, pagat dhe sigurimet shoqërore.

Share.
Exit mobile version