
Një magazinë e vjetër e braktisur, është djegur pasditen e sotme në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër.
Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikëse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme.
Magazina ka qenë e hapur, por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari, kartosera.
Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për filjen e zjarrit.
Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri por zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri në mënyrë që flakët të mos përhapen./vizionplus.tv