minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Më shumë pasagjerë në Durrës, shtohet fluksi i hyrje-daljeve nga porti  - Shqiperia.info

Numri i pasagjerëve që kalojnë nëpërmjet portit të Durrësit është rritur ndjeshëm këtë sezon veror.

Vetëm gjatë 10 ditëve të para të gushtit, mbi 86 mijë persona kanë udhëtuar nga të dy brigjet e Adriatikut. Mbi 54 mijë janë regjistruar në hyrje, nga portet italiane drejt Durrësit ndërsa 31 mijë në dalje me destinacion portet e vendit fqinj.

Të dhënat tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve kanë shfaqur një rritje në masën 9% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo rritje është pasqyruar edhe në numrin e automjeteve që kanë lëvizur përmes portit. Në total, gjatë muajve korrik dhe gusht, afro 200 mijë udhëtarë kanë lëvizur përmes portit të Durrësit. /vizionplus.tv

 

 

Share.
Exit mobile version