minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Më rrezikohet jeta”, Gjykata pranon kërkesën e Breçanit, pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore - Shqiperia.info

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë  të Erzen Breçanit, për të përcaktuar një ekspert mjeko-ligjor, i cili do të japë një verdikt mbi gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Ky i fundit, pas qëndrimit në qeli, pretendon se ka shfaqur probleme me zemrën për shkak të ambientit të mbyllur. Sipas avokatëve, Breçani vuan nga klaustrofobia, gjë e cila mund t’i rrezikojë jetën.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars ekspertëve mjeko-ligjorë për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.

Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash. Emri i tij doli në pah pas “zbërthimit” të komunikimeve mes anëtarësh kriminal në aplikacionin SKYECC./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version