minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Më ngacmoi të fejuarën, u fola nga ballkoni por më ofenduan”, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit, si e vrau Amarildo Hoxhallarin (DINAMIKA) - Shqiperia.info

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbardhur dëshminë e Darmen Kelit, 25 vjeçarit i cili një natë më parë vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari në zonën e Astirit në Tiranë.

Në dëshminë e tij, 25-vjeçari ka treguar gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja, ndërsa shtoi se Amarildo Hoxhallari pasi i ngacmoi të fejuarën e ofendoi dhe e goditi.

Krimin e rëndë shtoi i riu e kreu me një thikë që e kishte marrë nga shtëpia.

“Sapo kisha arritur afër shtëpisë bashkë me të fejuarën. Ajo shkoi tek parkimi dhe unë u ngjita lart kur pashë një motor që po e ndiqte dhe po e ngacmonin. Nga ballkoni u fola por me ofenduan. Mora thikën dhe zbrita poshtë. Ata ishin dy veta. Amarildo Hoxhallari me ofendoi sërish dhe më goditi. Në sherr e sipër e godita me thikë që kisha marrë në shtëpi. Nuk kisha qëllim ta vrisja por me ofendoi dhe më goditi përpara”, tha Keli në dëshminë e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 të së shtunës në Astir ndërsa pas krimit policia arrestoi të riun Darmen Keli.

Ndërsa 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.

Ai ishte goditur katër herë më thikë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version