minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mbërritën sot në Shëngjin, katër emigrantë do të kthehen sërish në Itali - Shqiperia.info

Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.

Sipas burimeve për Vizion Plus, i rrituri ka shfaqur probleme shëndetësore për të cilat është vlerësuar se duhet të rikthehet pas në Itali.

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”. Emigrantët e ardhur janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Fillimisht, ata do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe më pas do të transferohen drejt Gjadrit.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri nga ishulli i Lampeduzës në Itali.

Share.
Exit mobile version