minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mbërritën në Gjadër para tre ditësh, emigrantët do të rikthehen nesër në Itali - Shqiperia.info

Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që emigrantët, të cilët mbërritën në Shqipëri më 28 janar në rikthehen në Itali. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në shtetin fqinj.

Kjo është hera e tretë që Gjykata e Apelit në Romë vendos rikthimin e emigrantëve të paligjshëm në Itali, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës Evropiane, e cila do të shprehet më 25 shkurt.

Më 28 janar, 49 emigrantë mbërritën në Shqipëri me anijen “Cassiopea”.

Emigrantët që mbërritën në Gjadër janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri nga ishulli i Lampeduzas në Itali.

Më 16 tetor dhe 8 nëntor të vitit që shkoi ishte anija “Libra” solli në Shqipëri dy kontingjente me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët, pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në Itali.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi të funksionojë në shtatorin e vitit 2024.

Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane e cila e ndërtoi atë, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version