Policia e Matit ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “Bridge”, që çoi në arrestimin në flagrancë të një 25-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pa leje.

I riu, me inicialet D.K., banues në Klos, u kap në zonën e njohur si “Ura e Matit”, ndërsa drejtonte një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri gjysmë automatike, e cila po transportohej pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit dhe automjeti.

Operacioni u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si pjesë e punës së Policisë për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version