minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mashtroi një person dhe i mori 12 mijë euro, arrestohet 43-vjeçari në Dibër - Shqiperia.info

Dibër– Një 43-vjeçar, i cili i mori 12 milionë lekë të vjetra (12 mijë euro) një shtetasi përmes mashtrimit është arrestuar.

Pas kallëzimit të shtetasit R.D,  se ishte mashtruar nga 43-vjeçari, për dhënien e një shume parash, policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T, banues në fshatin Kastriot, Dibër.

Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë  gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version