minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Makina u vodh në Shkodër dhe u përdor në Vlorë për ekzekutimin e Sinomatajt, a e ngatërroi qitësi objektivin? - Shqiperia.info

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga atentati mafioz në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomataj, policia ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Vizion Plus mëson se 15 personat e shoqëruar gjatë ditës së djeshme u lanë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e Vlorës.

Hetuesit nuk arritën të gjenin  prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar.

Sakaq mësohet se makina tip “BMW x3” që u përdor për të kryer vrasjen e 23-vjeçarit me snajper në Vlorë dhe më pas u dogj nga autorët, rezulton që të jetë e vjedhur më përpara në Shkodër.

Lidhur me këtë fakt autoritetet i kanë shtrirë hetimet edhe në qytetin e Shkodrës.

Vjedhja e kësaj makine në Shkodër ka ndodhur me 19 Tetor.

Ndërkohë targa e automjetit që u dogj rezulton se i përket një makine tip BMW e regjistruar në Tiranë.

Targat nuk janë të vjedhura, por autorët i kanë dubluar duke krijuar një palë targa të njëjta dhe i kanë vendosur në makinën e tyre që kishin vjedhur në Shkodër.

Grupi hetimor ka dyshime dhe po heton edhe pistën se autorët mund të kenë ngaterruar objektivin pasi kanë dashur të qëllojnë Benard Sinomatajn, xhxhanë e 23-vjeçarit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version