minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Makina përplaset me motomjetin, plagosen rëndë dy vëllezërit - Shqiperia.info

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Sinicë.

Njkë makinë është përplasur me një motomjet, ku për pasojë kanë ngelur të dëmtuar dy shtetas.

“Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version